Berisha: Edi Rama ka paguar 500 mijë check up-e që s’janë bërë kurrë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi korrupsionin galopant të Edi Ramës me shëndetësinë, ku sipas tij, me koncesionin e check-up janë paguar 500 mijë analiza që nuk janë bërë kurrë.

Berisha tha se, Edi Rama ka paguar 500 mijë check up-e që nuk janë bërë kurrë. Me kaq para bliheshin ilaçet e dy viteve në spitalin e pediatrisë.

Berisha: Edi Rama, ajo vampirja, Nushi, bashkëshortja e kushëririt tënd, a e di ti që e ke paguar dhe ke ndarë me të paratë për 500 mijë check up-e të bëra kurrë?

A e dini ju sa janë 500 mijë check up-e, miqtë e mi? 500 mijë check up-e janë ilaçet e dy vite për spitalin e pediatrisë.

E dini ju ç’janë 500 mijë check up-e, që një gjakpirëse ua merr shqitarëve pa bërë asnjë punë vetem për lidhjet që ka me Edi Ramën.

Është një vjedhje monstruoze në kurriz të të sëmurëve, të kurriz të pensionistëve, në kurriz të familjarëve me njerëz të sëmurë.

Kjo merr fund! Dije mirë, se ato check up-e do i pagush një nga një ti dhe Vilma jote. Hajdutër të pamëshirë!

Ndaj miqtë e mi, edhe njëherë e mbyll me thirrjen për nënat, motrat, bashkëshortet, vajzat.

Këtë muaj të ndjeshmërisë ndaj kësaj sëmundje, ta kenë çdo muaj të vitit të tillë për ndjeshmërinë. Dhe i garantoj se kjo situatë do marrë fund.

Është rradha, është rradha jonë! Mosbindje civile, qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Ish-kryebashkiaku i PS me kompani private, presione për të fituar tendera…

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, që tashmë është marrë i pandehur nga SPAK …