Berisha: Me gërshërët e ligjit do t’i pritet dora atij që vjedh paratë e liaçeve të të sëmurëve

Kryetari i PD, Sali Berisha, me tone të ashpra paralajmëroi se me ardhjen në pushtet të demokratëve, do ketë reforma të thella në shëndetësi, duke siguruar mjetet për kurimin e të sëmurëve dhe ndëshkimin e atyre që vjedhin ilaçet e të sëmurëve.

Berisha tha se, do jetë përparësia më e madhe sigurimi i mjeteve, me gërshërët e ligjet do t’i pritet dora atij që vjedh paratë e liaçeve të të sëmurëve.

“A e dini ju zotërinj doktorë e zonja doktoresha se ilaçet e sëmurëve tuaj të gjitha mund të blihen pa përjashtim, pa asnjë mungesë, më modernet që ekzistojnë, vetëm me stolinë e oborrit të mafiozit Edi Rama. 4 milionë euro.

Po ju duhet të ngriheni viganë, kundër këtij rendi që shkelmon mbi të sëmurët tuaj.

Si ka mundësi, çfarë ju shtyn ju, apo edhe ju keni gjetur mekanizmat e pasurimit tuaj mafioz ndaj dhe këtë keni këtë korrespondencë mafioze njëri me tjetrin.

Çfarë ju shtyn të mos ngriheni, të vini te kryeministria, t’i thoni horrit të qeverisë: shit stolinë, dhe sill ilaçet për nnënat, motrat, vajzat tona, se po i merr sëmundja që nuk duhet t’i merrte kurrë.

Është e hidhur, është tmerrësisht dëshpëruese të detyrohesh të mbash një fjalë të tillë. Por nuk mundet kurrë të heshtësh kurrë para kësaj gjendjeje.

Sikur qoftë edhe një e vetme të ishte, pa lëre që janë çdo vit me qindra e qindra dhe që këtu, në këtë vend për fat të keq, për këto arsye, prognoza është tashmë e ditur.

Është shumë e trishtë të përpiqesh në tetor me njerëzinë për detyrimet e pafundme që kemi ndaj nënave, motrave, vajzave, bashkëshorteve dhe ju mafiozë silleni ndaj tyre sikur të ishin kavje laboratori, dhe jo hyjnira në çdo familje.

Jam këtu për t’u zotuar se do jetë një përparësi absolute garantimi pa asnjë mungesë i çdomjeti diagnostikues, i çdo mjeti paradiagnostikues, i çdo mjeti mjekues i të gjitha metodave të mjekimit për këtë sëmundje, por edhe forma të tjera të këtij grupi sëmundjesh.

Do jetë përparësia më e madhe. Me gërshërët e ligjet do t’i pritet dora atij që vjedh paratë e liaçeve të të sëmurëve tanë.

Garantoj edhe njëherë, se lista e rimbursimeve do të jetë më e plota dhe se do rikthehen në rimbursim të gjitha ilaçet e hequra nga hajdutët qeveritarë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ish-kryebashkiaku i PS me kompani private, presione për të fituar tendera…

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, që tashmë është marrë i pandehur nga SPAK …