Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve të Kryesisë së PD, deputetëve, qeveritarëve vendorë, anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Kryetarëve, Sekretarëve për Marrëdhëniet Publike dhe zëdhënësve të degëve të PD.

Berisha ka kërkuar që  të mos bëhet asnjë debat me opozitarët e opozitës. Ai u ka kërkuar drejtuesve të shtrukturavë të PD që të shfrytëzojnë çdo mundësi për të dalë në media.

Mesazhi i kreut të PD, Berisha

Me këtë mesazh në këtë vit elektoral duhet:

1-Të shfrytëzohet çdo mundësi dhe njohuri dhe lidhje për të qenë të pranishëm në debate, konferenca shtypi, prononcime në mediat qendrore dhe lokale.

2-Të mbahen marrëdhëniet më korrekte me gazetarët, dhe analistët.

3-Si parim nuk shmanget asnjë debat me socialistët!

4-Nuk zhvillohet asnjë debat me opozitarët e opozitës. Mos harroni se Edi Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij, kërkojnë të zëvendësojnë në debate deputetët dhe ministrat socialistë të diskretituar dhe mëkatar deri në veshë, me opozitar të opozitës, kryetar pa parti, pra të zhvendosin debatin midis opozitës dhe kallp opozitës. Ndaj dhe njëherë cilido që t’ju ftojë në debat me gazetarë, analistë apo përfaqësues të PS nuk duhet të refuzohet. Në asnjë debat me figura kallpe dhe individë të marrë peng nga regjimi për krimet e tyre nuk duhet të marrim pjesë.

5- Para se të shkoni në studio për debat duhet të njoftoni zyrën e shtypit, të kërkoni të dhëna për çështjet në debat dhe në rast se ka mesazh dite për ju do t’jua nisë!

6- Më e rëndësishmja të kujtohi çdo orë dhe çdo ditë se studio, valët dhe ekrani pa asnjë censurë për ne janë vetëm rrjetet tona sociale: Facebook, Instagram, X të cilat çdo orë dhe çdo ditë duhet të kenë vendin më kryesor në komunikimin tonë me qytetarët dhe betejën tonë me narko-regjimin e Edi Ramës!

O sot, o kurrë! Është radha jonë! Fitore!

About Redaksia

Check Also

Rama flet për zgjedhjen e Trump: Do jetë njësoj si Biden, s’do ndryshojë gjë

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar  Rama në Budapest të …