Çyrbja dhe çorba e drejtësisë së re

Nga Luçiano BOÇI

Akuza ndaj ish-deputetit të Durrësit u komunikua pas dorëheqjes së tij të rekomanduar.

Megjithëse kemi rast të implikimit të një zyrtari të lartë në shpërdorim detyre, gjithçka u luajt me letra të hapura nga SPAK, pa iu përmbajtur togfjalëshit “të bezdisur”, sekret herimor.

Gjërat ndodhën sikur të bëhej fjalë për një aksident automobilistik pa pasoja të rënda e jo për vepër të rëndë penale.

Një “qepje” më të bukur PS dhe SPAK nuk mund të bënin.

Skema u këshillua bashkarisht sipas parimit: mishi të piqet helli të mos digjet. Ose thënë më mirë: Çyrbes t’ia fusim me akuzë të lehtë për burg dhe SPAK e PS të dalin të larë në opinionin publik.

PS nuk e ka më deputet në momentin e akuzës, sepse me demek është dorëhequr me vullnetin e tij, ndërsa SPAK e shet veten si ai “gogoli” që po bën namin me të korruptuarit dhe kriminelët e këtoj vendi, të cilët vazhdojnë “të dridhen”.

Njëra dorë lanë tjetrën të dyja lajnë fytyrën, i thonë kësaj.

PS më saktë Rama u vendos në dijeni për situatën nga organizata partnere e saj dhe më pas me qetësi e dashuri përcaktuan bashkë dhe hapat e ndërmarrë që në fund të gjithë të dalin të kënaqur.

Një telenovelë turke me përfundim të lumtur për të gjithë me pak dëm kolateral për Çyrben.

Drejtësi më “efikase” se kjo shqiptarët nuk e kishin parë as në ëndërr e çorbë më të shijshme se kjo ata nuk kanë ngrënë asnjëherë.

Me dorën në qafë e duke qeshur e duke të këshilluar se si shpëtohet Rama nga telashet e zhurmave dhe dënimeve, vetëm një drejtësi me regji si kjo e jona e bën.

E regjizori dihet.

Është po i njëjti Ramë, me aktorë të njëjtë që kanë gatuar këtë çorbë dhe shfaqin një tjetër fytyrë me opozitën.

Egërsia e tyre, kur kanë në shënjestër opozitën është e pamatë. Sidomos kur kanë përballë Kryetarin e PD Sali Berishën, apo ndonjë deputet të sajin që deklamon të vërtetën si Salianji.

Zelli negativist e arroganca me ligjin këtu arrin kulmin.

Burgosjet, arrestimet e gjyqet ndaj opozitarëve, me shkelje ligjore e kushtetuese të hapura, dëshmojnë se kjo drejtësi vepron si hanxhar për të goditur kundërshtarët politikë dhe si qendër edukuese-këshillimore, kur ka në hetim eksponentët e PS.

Çorba që Drejtësia ka krijuar vjen nga luga e çorbës që kanë gëlltitur në të kaluarën një pjesë e mirë e atyre që e formësojnë sot atë dhe nga nënshtrimi ndaj lugës politike.

Besimi ndaj kësaj drejtësie sa vjen dhe shkërmoqet, por egërsia e saj elektorale në shërbim të Ramës sa vjen e rritet.

Megjithatë çorbat e kanë rezistencën e vogël. Nuk zgjasin shumë, sepse skadojnë shpejt e refuzohen.

About Redaksia

Check Also

Sali Berisha është sot në misionin e tij më të rëndësishëm!

Nga Nikola KEDHI Sali Berisha është padyshim figura kryesore politike e tri dekadave të fundit, …