Gjermania dhe BE të shohin syhapur korrupsionin e qeverisë shqiptare!

Nga Bujar LESKAJ

Megjithë denoncimet e shpeshta të vetë Departamentit Amerikan të Shtetit në raportet e tij për Shqipërinë, të Transparency International, të SELDI, Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim, të Grupit të Bazelit për Veprim dhe të shumë institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare prestigjoze, mbyllja e deritanishme e syve nga Shtetet kryesore Anëtare të BE-së ndaj korrupsionit galopant të sektit Rama në pushtet në Shqipëri, e ka bërë Ramën më autokrat dhe agresiv.

Kjo symbyllje, në emër të mbajtjes së statukuosë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, ka kontribuar bindshëm në kthimin mbrapsht të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë në Shqipëri.

Tashmë në vend nuk ka më votim të lirë dhe opozita ndodhet nën agresionin e parreshtur 11 vjeçar të sektit dhe një shteti të kapur në të gjitha qelizat e tij, duke filluar nga Kuvendi, institucionet qendrore, institucionet e pavarura dhe shumica derrmuese e medias, të blerë nga tenderat e Ramës.

Vetëm një qëndrim i prerë kritik dhe denoncues i BE-së mund ta frenojë deri diku autokratin e Shqipërisë dhe ndër autokratët “më në zë” në Ballkan.

About Redaksia

Check Also

Sali Berisha është sot në misionin e tij më të rëndësishëm!

Nga Nikola KEDHI Sali Berisha është padyshim figura kryesore politike e tri dekadave të fundit, …