Këlliçi në SHBA takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: PD beson tek Trump dhe alternativa e tij

Drejtuesi Politik i PD për Tiranën,  Belin Këlliç, është rikthyer në SHBA përsëri brenda pak ditësh. Aktivizimi i diasporës shqiptare për zgjedhjet e 2025 si dhe mbështjetja e shqiptarëve për kandidatin republikan, Donald J. Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA janë axhenda e takimeve të shpeshta të anëtarit të Kryesisë së PD në SHBA.

Pas takimit më Trump në mesin e muajit të shkuar, Këlliç ka qenë i ftuar në National Summit, konferencë e organizuar në Michigan, ku një nga çështjet që u trajtua ishte siguria në botë dhe paqja në Lindjen e Mesme. Në këtë event folëse kryesore ka qenë Lara Trump, e reja e ish-presidentit Trump.

Këlliçi zhvilluar gjithashtu takime edhe me kongresmenët Darrell Issa i Kalifornisë dhe John James i Michiganit.

Postimi i Këlliçit

Privilegj të isha i ftuar në National Summit, konferencë e organizuar në Michigan, ku një nga çështjet që u trajtua ishte siguria në botë dhe paqja në Lindjen e Mesme.

Ky event kishte folës kryesor Lara Trump, bashkë drejtuesen e Komitetit Kombëtar Republikan (RNC) i cili është organi kryesor i Partisë Republikane Amerikane dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe promovimin e platformës politike të republikanëve si dhe harton strategjinë elektorale.

Gjithashtu Kongresmenët Darrell Issa i Kalifornisë dhe John James i Michiganit, si dhe drejtuesit e Partisë Republikane në Michigan, konfirmuan se siguria është prioritet kryesor për Presidentin Trump dhe plani i tij është garanci për paqen e stabilitetin kudo në botë, në këto kohë të trazuara!

Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump dhe alternativa e tij. Si kontribues i paqes dhe sigurisë ai do jetë një garanci dhe për rajonin tonë.

Rritja dhe konsolidimi i raporteve me partnerët strategjikë dhe me republikanët në veçanti si parti e jona simotër, ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë dhe për forcën tonë politike.

1 / 7

 

About Redaksia

Check Also

Ish-kryebashkiaku i PS me kompani private, presione për të fituar tendera…

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, që tashmë është marrë i pandehur nga SPAK …