Vetëm kursimet nga tenderat dhe udhëtimet me çartera mjaftojnë që të rriten rrogat dhe pensionet

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre, të cilët ngrenë pyetjen se, “ku do të gjenden paratë për të rritur rrogat, pensionet, bursat dhe për të përmirësuar jetesën e shqiptarëve”.

Berisha është shprehur se vetëm nga udhëtimet luksoze të Ramës me avionë privat, kursehen 20 milionë euro, ndërsa në rrugën Tiranë-Durrës, nëse nuk do të jetë tenderi korruptiv si ai që ka miratuar Balluku me Ramënm kursehen plot 100 milionë euro.

Postimi

Kryeministri i ardhshëm do të udhëtojë me linjat tregtare vetëm si pasagjer i thjeshtë. Vetëm nga kjo në kursejmë plot 20 milionë euro.

Paratë që vidhen nga tenderat korruptivë do të kursehen dhe shkojnë në qindra milionë euro.

Kjo është për ata që pyesin se ku do i gjejë Sali Berisha paratë, ja këtu afër i kemi, vetëm në rrugën Tiranë-Durrës që ishte parashikuar të ndërtohej me 190 milionë euro, tani koston e kanë çuar në 290 milionë euro.

 

About Redaksia

Check Also

Ish-kryebashkiaku i PS me kompani private, presione për të fituar tendera…

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, që tashmë është marrë i pandehur nga SPAK …