Berisha: 1 orë jetë si luan është 10-tëra herë më e vlefshme se 1 shekull si zvarranik!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur vlerësimin për mbështetësit e tij si dhe për qytetarët e pamposhtur, të cilët janë ngritur kundër narkoregjimit të Edi Ramës.

Berisha tha se, një orë jetë si luan është dhjetëra herë më e vlefshme se një shekull si zvarranik. Morali ynë është mbrujtur nga Skënderbeu.

Berisha: Votuan kundër narkoregjimit, mafies shqiptare dhe ndërkombëtare.

Miq, ju ftoj të bëni një pyetje vetes, ju të gjithë dhe të tjerët që na ndjekin kudo që janë, po a mund të humbasin kurrë ky soj i rezistentëve, ky soj i heronjve dhe trimave e guximtarëve?

Kurrë mo kurrë, kurrë!

Sepse në shekuj, shpirti ynë, morali ynë u mbrujt me atë të kryeheroit tonë, me atë të Skënderbeut, prijësit të përjetshëm të grave dhe burrave, trima shqiptarë.

Ndaj edhe njëherë mirënjohjen më të pakufishme për familjen time, për ju, për të gjithëfuqishmin Zotin e madh!

Armiqtë tanë, Edi Rama, organizata e tij kriminale, mafia e Xhorxh Sorosit dhe mafia ndërkombëtare, nuk e imagjinonin dot se një orë jetë si luan është dhjetëra herë më e vlefshme se një shekull si zvarranik.

Se një shekull si amoral.

Se një shekull si hajdut.

Këtu qëndron sekreti ynë.

Ja sepse vitet janë vetëm numra.

Ja sepse ne qëndrojmë të pamposhtur.

Ja sepse ne do të fitojmë.

Do të fitojmë.

Do të fitojmë.

Do të fitojmë!

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

Edhe njëherë mirënjohjen më të pakufishme për ju, frymëzimi, krenaria, admirimi i Sali Berishës.

Pafundësisht mirënjohës.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …