Berisha: Kjo betejë ishte më e vështira që një opozitë ka bërë ndonjëherë! Tani ne ecim të sigurt drejt fitores përfundimtare!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, beteja e fundit është beteja më e vështirë që ka bërë opozita shqiptare ndonjëherë. Sipas tij, tani opozita po ecën e sigurtë drejt fitores përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme.

“Ndodhi ajo që asnjë nga ne nuk e imagjinonim. Qeveria shqiptare me mafien më të rrezikshme të Xhorxh Sorosit, u angazhuan në një aksion puçist, në një grusht të vërtetë shteti kundër demokracisë në Shqipëri.

Them grusht shteti, normalisht grushtet e shtetit bëhen për të përmbysur qeveritë, por në Shqipëri dhe ndonjë vend tjetër ka ndodhur që janë bërë për të përmbysur opozitat.

Për t’i shndërruar ato në kukulla.

Për t’i kontrolluar ato për qëllime, për të ndihmuar qeverinë apo qëllime të tjera.

Por një vend kurrë, siç e dimë ne që përjetuam diktaturën, sovranitet i brendshëm nuk ekziston pa opozitë të vërtetë.

Në këtë kontekst, ju miqtë e mi, mbështetësit e mi të dashur, në një akt heroik do të thosha, me një besim të palëkundur, u ngritët absolutisht që të gjithë pa përjashtim pro-amerikanë, por përsëri Amerika është e madhe, për ju dhe për mua, e vërteta është më e madhe.

Kështu që nuk mund të pajtoheshit ju me individë të korruptuar të papërgjegjshëm që ju rikujtonin barin e Enver Hoxhës.

Nuk mund të pajtoheshit ju me ata që bënin persekutorin publik në një vend tjetër.

U ngritët në ora 2 të mëngjesit, siç e thotë miku im.

Reaguat, reaguam për të mbrojtur interesat më jetike të këtij vendi, për të mbrojtur pluralizmin politik, për të mbrojtur demokracinë.

Kjo betejë ishte më e vështira që një opozitë ka bërë ndonjëherë në Europë, por edhe më e suksesshmja.

Ne e fituam betejën tonë, ne ecim të sigurt drejt fitores përfundimtare.

Kurse atyre që ndërmorën grushtin e shtetit në një vend anëtar të NATO-s, do u mbetet turpi i historisë.

Shqipëria do ngrihet përsëri.

Ju me mbështetjen tuaj u shndërruat në shtyllën kryesore energjie dhe frymëzimi për mbarë shqiptarët në rrugën e tyre drejt demokracisë, lirisë, prosperitetit, integrimit.

Edhe njëherë, mirënjohja më e pakufishme ndaj jush.

Ndjehem shumë krenar me mbështetjen e secilit prej jush”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ish-kryebashkiaku i PS me kompani private, presione për të fituar tendera…

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, që tashmë është marrë i pandehur nga SPAK …