Berisha: Një përshëndetje të përzemërt Salianjit dhe të gjithë demokratëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur një përshëndetje të përzemërt për deputetin demokrat, Ervin Salianji dhe të gjithë demokratët që qëndrojnë të vërtetë në burgjet e narkoshtetit.

Në ditën e lindjes së 80-të të tij, Berisha vlerësoi protestuesit e ‘Rrugës së Shpresës’, se me respektin, me ndjenjat miqësore, me dashurinë e tyre, e shndërruan këtë ditëlindje në ditëlindjen e tij më të bukur.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të mbarë shqiptarëve.

Mirënjohje të pakufishme oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që me fjalët e tyre shpërndajnë të vërteta në të katër anët e vendit.

Një përshëndetje të përzemërt Ervin Salianjit dhe të gjithë demokratëve, të cilët qëndrojnë si heronj të vërtetë rezistence në burgjet dhe komisariatet e narkoshtetit, e regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Por unë sonte e kam një falënderim dhe mirënjohje të veçante për ju, pararendës të fitores së PD, që me respektin, me ndjenjat miqësore, me dashurinë tuaj, shndërruat këtë ditëlindje timen në ditëlindjen më të bukur.

Në ditëlindjen më frymëzuese të jetës sime.

Ky falënderim shkon në veçanti për anëtarët e Forumit Rinor, të cilët janë sot këtu të pranishëm dhe zbukuruan kaq shumë këtë takim, kësaj radhe kushtuar ditëlindjes time”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …