Berisha: Sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time!

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, postoi një mesazh për qytetarët shqiptare me rastin e 80-vjetorit. Berisha shkruan se sot është në majën e motivimit për betejën më të rëndësishme të jetës së tij.

Postimi

Sot 80 vjeç!

Miq, sot unë ngjita majën më të lartë, por dhe më të bukur të jetës time! Para meje një pamje kaq mahnitëse që kurrë nuk e kisha ëndërruar! Dhe kjo jo se jam në majën e tetë dekadave, por sepse sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time.

Të asaj me narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan!

Kjo është maja më e bukur e jetës sepse shënon për mua kulmin e mirënjohjes më të pakufishme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi të cilët kanë qenë për mua, frymëzimi i pashterrshëm dhe energjia, forca jetësore e këtij udhëtimi që nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores!

About Redaksia

Check Also

Në kulmin e krizës, Rama do të shtojë taksë të re për naftën

Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të …