Demokratët-Berishës: Faleminderit që pagove çdo çmim dhe nuk e tradhtove kurrë besimin tonë

Nga “Rruga e Shpresës” në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të demokratëve, nuk ka munguar edhe urimi nga të rinjtë e FRPD për 80 vjetorin e kreut të PD, Berisha. Ata shprehin mirënjohjen për qëndresën e Berishës pa kompromis përballë së keqes.

Përshëndetja e të rinjve të FRPD

Faleminderit që jeni mbledhur të gjithë demokratët sot, për ti uruar ditëlindjen liderit të opozitës, Sali Berisha. Emri i Berishës është shpresa e të gjithë brezave që shpresojnë në një Shqipëri të lirë dhe të drejtë.

Tani dua të lexoj një kartolinë të shkruar nga të gjithë demokratët kudo ndodhen.

I dashur doktor, gëzuar ditëlindjen!

Ju urojmë jetë të gjatë, me shëndet, energji dhe forcë! Sa më shumë gëzime në familjen biologjike, e fitore në familjen politike.  Me mirënjohjen më të thellë për qëndresën e pa kompromis ndaj së keqes, për përkushtimin në jetë në dobi të kombit, për lidershipin vizionar.

Faleminderit që pagove çdo çmim dhe nuk e tradhtove kurrë besimin tonë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …