Efektivi i Gardës qëllon veten me armën e shërbimit

Një efektiv i Gardës së Republikës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armën e shërbimit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Qytetin Studenti në kryeqytet.

Raportohet se efektivi i Gardës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Gardisti ka qenë në banesë kur ka tentuar të vetëvritet. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivi që e ka shtyrë drejt këtij akti të rëndë.

About Redaksia

Check Also

250-vjetori i Pavarësisë/ Berisha: Zoti i bekoftë SHBA-të, kombin dhe flamurin e tyre krenar!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një mesazhi në Facebook shkruan se, …