Efektivi i Gardës qëllon veten me armën e shërbimit

Një efektiv i Gardës së Republikës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armën e shërbimit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Qytetin Studenti në kryeqytet.

Raportohet se efektivi i Gardës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Gardisti ka qenë në banesë kur ka tentuar të vetëvritet. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivi që e ka shtyrë drejt këtij akti të rëndë.

About Redaksia

Check Also

Prokurorët po hetojnë “pastruesen më të madhe” të parave/ Xhensila me 60 mije euro

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj këngëtares së njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, nën dyshimet …