Gjykata e Lartë nën urdhrat e Ramës, nuk pranon lirimin e Salianjit

Gjykata e Lartë nuk ka marrë parasysh kërkesën e avokatit të Ervin Salianjit duke lënë në fuqi vendimin e Apelit për ish deputetin demokrat.

Gjykata ka vendosur, “mospranimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Ervin Salianji, për Pezullimin e vendimit nr.2900 datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane””.

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e dënimit me burg. Tre gjyqtarët Sokol Binaj, Sandër Simoni dhe Ilir Panda, refuzuan lirimin e Salianjit i cili do vazhdojë të qëndrojë në burgun e Fierit ku ka për të vuajtur dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjthshëm.

Tashmë pritetet që në Gjykatën e Lartë mbrojtja e deputetit të bëjë rekurs, ndaj vendimit të 26 shtetorit, të cilin e kanë konsideruar si politkk.

Mbrojtja e Salianjit kishte depozituar një mori argumentash mbi të cilat kërkonte pezullimin e dënimit të datës 18.12.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë që u la në fuqi më 26 shtator të këtij viti nga Apeli. Sipas mbrojtjes, ekzekutimi i dënimit është bërë në mungesë të arsyetimit të vendimit– Shkelje e Nenit 142/1 të Kushtetutës së Shqipërisë. Procesin ndaj Salianjit e konsideruan si cënim të të parimit të shtetit të së drejtës dhe të drejtës për një proces të rregullt ligjor (sipas KEDNJ). Më tej avokatët e deputetit thonë se drejtësia po ndikon me vendimarrjet e saj edhe në të ardhmen politile të Salianjit, në një kohë kur ai drejton fushatën elektorale në zonën e Elbasanit për Partinë Demokratike

Avolatët thonë se është shkelur gjithashtu Parimi i Proporcionalitetit – Shkelje e nenit 17 të Kushtetutës dhe nenit 10 të KEDNJ-së, është vendosur heqja e lirisë së shprehjes së deputetit si dhe dënimi shton ajo konsiston me humbjen e qëllimit të dënimit me burgim.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …