Kaso: Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin një ridënim politik!

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso mbajti një deklaratë në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për kërkesën e deputeti demokrat, Ervin Salianji, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit.

Kaso tha se, Partia Demokratike e konsideron si ridënim të deputetit demokrat Ervin Salianji vendimin e Gjykatës së Lartë të marrë sot në presionin dhe urdhrat e Edi Ramës.

DEKLARATË PËR MEDIA SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, IVI KASO

Partia Demokratike e konsideron si ridënim të deputetit demokrat Ervin Salianji vendimin e Gjykatës së Lartë të marrë sot në presionin dhe urdhrat e Edi Ramës.

Kundër një vendimi të paligjshëm dhe politikisht të motivuar, trupa e Gjykatës së Lartë, as u ngrit në lartësinë e detyrës dhe as nuk i shërbeu balancave ndërmjet pushteve në Shqipëri të cilat i ka fshirë Edi Rama me një të rënë të lapsit.

Mbajtja në burg e nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat është një medalje për të dhe opozitarët, dhe një njollë turpi për qeverinë dhe gjykatat e saj, të cilat e kanë kthyer përndjekjen e eksponentëve të opozitës në gjueti shtrigash.

Partia Demokratike shpreh edhe njëhere mbështetjen për deputetin e saj dhe pë cdo zë opozitar që ngrihet kundër regjimit.

PD thekson se nuk ka paqe pa lirimin e të gjithë opozitarëve të mbajtur padrejtësisht në izolim ose në qeli.

Shërbëtorët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt në gjyqësor nuk mund ta heshtin opozitën dhe as ta detyrojnë atë që, ashtu si ata, të shndërrohet në ankes të pushtetit.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …