CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Minimum jetik si në BE? Berisha: Mundësitë janë të plota! Investimi kryesor do të jetë tek njeriu

Kryetar i PD, Sali Berisha tha se, vendosja e minimumit jetik në Shqipëri për fëmijët nga 0 deri në 18, do të vendoset. Ai theksoi se, mundësitë për vendosjen e këtij minimumi janë të plota.

“Përgjigja është absolutisht pozitive.

D.m.th, gjithçka, investimi i parë dhe kryesor do jetë tek njeriu, nga i sapolinduri gjer te i moshuari.

Ata që dyshojnë, gabojnë.

Në vitet kur PD ishte në pushtet, ka pasur një buxhet sa gjysma e këtij, se ne jemi parti e taksave të ulëta, por ajo nuk na pengoi ne të dyfishojmë rrogat, pensionet, listën e barnave, ndihmën ekonomike.

E vërteta është që mundësitë janë të plota.

Kështu që ne qëndrojmë në mbështetjen në radhë të parë, në qoftë se ne nuk ndalim në krye të rajonit për rrogat, pensionet, minimumin jetik, të gjitha, ne ngadalësojmë ecjen drejt të ardhmes”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama me Uluziun i futën Veliajt çimkat në qeli! Ajola i çoi mesazhin Ramës se Belinda i ka paguar 2 mln euro Olsit në Greqi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Edi Rama e lëshoi Veliajn, pasi ky i fundit bëri …