Topalli: Berisha dhe në kushte arresti inspiron!

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Toppali në ditën e 288 të qëndresës qystetare në mbështetje të liderit të demokratëve, Sali Berisha është shprehur se pavarëisht një sistemi kryekëput nën kontrollin e mafies, e keqja nuk do t’ia dalë të jetë triumfuese.

Nga Rruga e Shpresës, Topalli tha se pavarëisht disa forcave të së keqes që kërkojnë të mposhtin drejtësinë përmes instrumentave friëksuese, përballja me të shkuarën e errët diktatoriale, ka treguar se PD nuk mposhtet lehtë.

“Jetojmë në një sistem ku mafia ka marrë kontrollin e çdo gjëje. Për fat të keq sot frika është isntrumenti përmes së cilës, ku këta forca kërkron të luftojë për këdo që kërkon të mbrojë të drejtat e tij. Ne s’kemi frikë, hsitoria e kësaj force politike që është ka treguar se jemi konfrokutar me diktaturën e do fitojnë dhe ndaj kësaj padrejtësie, Mafia e orkestruar politike, s’do t’ia dalë.  Berisha është vetëm një i persekutuar, i një sistemi thellësisht të korruptuar politik.

Ndërsa celebrojnë 80-vjetorin e Berishës, celebrojmë lidershipin e padiskutueshëm të tij, burrit të shtetit, inspirimin që përcjell ai.

Mafia mund të përpiqet të vendose mbi të tashmen, por jo të ardhmen e vedinit. E kanë vendosur shqiptarët me vendosmërinë e forcën e së vërtetës që historia na ka mësuar. S’lejojmë që frika të na marrë para.

Asnjë arrestim s’frenon dinjitetin për vendin tonë, Sali berisha është kreanria jonë. Ne s’kemi boshatiosur vendin siç bën pushteti sot, s’kemi futur trafikantë në parlament siç kanë bërë sot, s’ndërtuam firma 5D, s’bënim ligje me porosi. Gjatë qeverisjes së Berishës, arsimi ngrihej e nuk zhytej siç ndodh sot. Bënim zgjedhje të lira dhe e dorëzonim sipas rregullave të demokracisë. S’përdornim grupet kriminale për zgjedhje por i arrestonim ato. Jemi ne që kemi integruar vendin, në KiE, NATO, OSBE, liberalizuam vizat, ndërsa Berisha nënshkroi marrëveshje memorandumi me BE. Nëse opozita e aso kohe të kishte nënshkruar 3 ligje, hapja e negociatave do ishte bërë 10 vite më parë.

Këto ditë ua dedikoj ju zoti Berisha, PD. Edhe në kushte arresti vazhdon të inspirojë, jemi më të fortë, më të bashkuar e të vendosur për të parë triumfin e së vërtetës”, u shpreh Topalli.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …