Trump: Radikalët e majtë, rrezik për SHBA, duhet të merret Garda ose ushtria me ata

Donald Trump në një intervistë për Fox News ka deklaruar se kërcënimi i vërtetë për SHBA vjen nga disa të majtë radikalë.

“Ai nuk e ka idenë se çfarë po ndodh, me drejtësinë. Ai e kalon pjesën më të madhe të ditës duke fjetur. Mendoj se problemi më i madh janë njerëzit nga brenda. Kemi disa njerëz shumë të këqij. Kemi disa të sëmurë, të çmendur të majtë radikalë. Unë mendoj se ata duhet të merren nëse është e nevojshme, nga Garda Kombëtare ose nga ushtria”.

Ai hodhi poshtë çdo pretendim që votuesit e tij mund të krijonin kaos apo tensione.

Më heret kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka paralajmëruar për trazira në SHBA nëse Donald Trump humbet zgjedhjet e Nëntorit.

Ndërsa Kamala Harris paralajmëroi se veprimet e Trump mund të vënë në rrezik lirinë e njerëzve.

“Ai foli për armikun brenda vendit. Ai po thotë se konsideron çdo person i cili nuk e mbështet atë apo nuk i bindet vullnetit të tij një armik të vendit. Kjo është një çështje serioze. Ne e dimë se këdo të shënjestrojë sepse i ka sulmuar edhe më parë. Gazetarët , historitë e të cilëve ai nuk i pëlqen dhe zyrtarët  e zgjedhjeve të cilët refuzuan të plotësonin vota ekstra për të.”

About Krye Redaktor

Check Also

Kriza reale në Shqipëria përballë shembullit të Hungari

Alba ALIMEHMETI Në Hungari, pjesëmarrja rekord prej 77% tregoi një reagim të fortë të shoqërisë …