Vota e diasporës/ Berisha: I bëj thirrje popullit opozitar që të regjistrohen dhe të flasin me votën e tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje opozitarëve që të regjistrohen dhe të votojnë nga kudo që janë.

“Partia Demokratike ishte promotore e këtij procesi që nga viti 2013.

Natyrisht ky proces nuk është i thjeshtë, pse u vendos ligji.

Por së pari, do bëjmë gjithçka që ky proces të jetë sa më i zhdërvjellët dhe sa më i mundshëm për çdo emigrant shqiptar.

Së dyti, thirrja ime për popullin opozitar, për të gjithë familjet opozitare, për të gjithë qytetarët, të regjistroni njerëzit tuaj, adresat e tyre kudo që janë, në mënyrë që të bëjmë gjithçka për t’ua lehtësuar atyre procesin e votimit, të flasin edhe me votë.

Pa diskutim që partia do organizojë grupet, ka vendosur lidhjet në disa nga qendrat më të rëndësishme dhe do të vazhdojë me insistim duke e vlerësuar këtë si një faktor shumë të rëndësishëm zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme”, theksoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kolegët e Erionit në SPAK thjesht po i zgjasin atij agoninë! E vërteta nuk fshihet dot!

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KELLIÇI Të nderuar qytetarë, Dy ditë më …