Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar lënien në qeli të deputeti demokrat Ervin Salianji, nga Gjykata e Lartë.
Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se burgu politik i tij është edhe radiografia e plotë e një sistemi drejtësie të kapur, të kontrolluar nga qeveria që jep vendime jashtë çdo llogjike juridike formale dhe substaciale, ndërsa më tej ajo thekson se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë e tregoi plotësish.
Postimi i plotë
Burgu politik nga narkoqeveria është medalje për një politikan luftarak dhe të përkushtuar për interesin publik si Ervin Salianji.
Por burgu politik i tij është edhe radiografia e plotë e një sistemi drejtësie të kapur, të kontrolluar nga qeveria që jep vendime jashtë çdo llogjike juridike formale dhe substaciale. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë e tregoi plotësisht.
Rast unik Ervin Salianji si deputeti i parë që gjykohet në gjykata me juridiksion të përgjithshëm, si shqiptari i parë në 34 vite që dënohet me burg për kallëzim të rremë, si i vetmi që ka akuzë kallëzim të rremë pa bërë kurrë kallëzim, si politikani që gjykohet në bazë të denoncimit publik që coi një të kërkuar nga drejtësia italiane në burg.
Me mikun, kolegun dhe demokratin Ervin Salianji, në betejën e tij për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e demokracisë.