Grupi parlamentar i PD protestë kundër regjimit para Parlamentit Europian me 23 Tetor

Beteja ndaj regjimit do të spostohet edhe në kancelaritë perëndimore për të ndërgjegjësuar të githë komunitetin ndërkombëtar për instalimin e një shteti autokratik në Shqipëri dhe rrëshqitjen drejt diktaturës.

Deputetët e Opozitës në kushtet e një agresioni të paprecedentë nga qeveria kanë vendosur të zhvillojnë një protestë përpara Parlamentit Europian gjatë kohës kur do të zhvillohet seanca plenare.

Me datë 23 tetor deputetë të opozitës do të protestojnë përpara parlamentit Europin në Strasburg.

Kjo është e para herë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.

Kujtojmë se mazhoranca ka përjashtuar 24 deputetë nga seancat plenare në e vennimin fundit, po mbahet nën arrest politik lideri i opozitës dhe kreu i PD, Sali Berisha, arrestohet në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji dhe nuk respektohen vendimit e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria, arsye këto që kanë detyruara deputetët e opozitës të protestojnë në Strasburg.

About Krye Redaktor

Check Also

Ish-kryebashkiaku i PS me kompani private, presione për të fituar tendera…

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, që tashmë është marrë i pandehur nga SPAK …