Kryetari i PD Vlorë, kërkesë për mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Bashkisë

Kryetari i PD Dega Vlorë, Atird Hoxha, njëherazi dhe kryetari i grupit të këshilltarëve dhe këshilltarët e tjerë të opozitës kanë depozituar kërkesë për mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Bashkisë Vlorë.

Çështjet që kërkohet të trajtohen janë:

  1. Shkaqet e përmbytjeve masive dhe përgjegjësitë përkatëse;
  2. Masat e ndërmarra për minimizimin e pasojave të krizës së shkaktuar nga përmbytjet;
  3. Transparencën në përdorimin e fondeve të destinuara për mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimeve, kolektorëve dhe hidrovorëve.
  4. Evidentimi dhe dëmshpërblimi i dëmeve të shkaktuara qytetarëve dhe biznesit.

Ky është hapi i rradhës pas atij të një javë me parë, ku Kryetari i PD-ës Vlorë, Z.Atird Hoxha, depozitoi në Prokurori kallzim penal për veprën penale “Shpërodrimi i detyrës”.

Në këtë kohë sfiduese, opozita dhe unë si deputet përfaqesues i Qarkut Vlorë, qëndrojmë në krah të qytetarëve dhe jemi të përkushtuar për të garantuar që zëri dhe shqetësimet e tyre të dëgjohen dhe të trajtohen me seriozitetin e duhur.

About Redaksia

Check Also

Raporti: Rama dhe Veliaj kanë pushtuar mediat kombëtare, zënë 27% të kohës të të gjithë programacioneve

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se kryeministri, anëtarët e kabinetit qeveritar …