Metaliaj: Rama përzuri shqiptarët dhe ktheu vendin në një magazinë refugjatësh

Deputetja demokrate Lindita Metaliaj shprehet se Rama e trajtoi Gjadrin, Lezhën dhe gjithë Shqipërinë si çiflig të tijin personal. Ajo thekson se në 10 vite janë larguar mbi 1 milionë shqiptarë dhe vendi ynë është shndërruar në një magazinë refugjatësh.

Metaliaj thotë se marrëveshja Rama-Meloni ka papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe një sërë ligjes kombëtare e ndërkombëtare që shkelen nga kjo marrëveshje.

“Në këto dhjetë vite janë larguar mbi 1 milionë shqiptarë dhe vendi ynë është shndërruar në një magazinë refugjatësh, pra, ku do të importohen refugjatë. Një kryeministër që nuk arrin të mbajë dot në vendin e tij shqiptarët, por i degdis në rrugët e Europës, ndërkohë që ka ngritur këto magazina refugjatë fatkeq. Nuk kemi asgje kundra refugjatëve dhe emigrantëve, dhe kjo është qëllimi i Ramës që të na paraqesë ne si ksenofob, por kjo nuk është e vërtetë.

Shqiptarët janë mikpritës, po kjo bëhet për qëllime personale të Edi Ramës, i cili ka vetëm pushtetin e tij në qendër. Është totalisht e papranushem arrogancë e Edi Ramës duke mos i pyetur shqiptarët, nuk ka mbajtur asnjë dëgjesë publike. Ishte një terr informativ dhe kjo ishte e qëllimshme që pasi të kishte firmosur marrëveshjen t’u thoshte shqiptarëve. Ne e çuam në Gjykatën Kushtetuese, e cila e pezulloi njëherë, por më pas nën ndikimin e Ramës, me atë votimin e turpshmë 4 me 5 e kaloi marrëveshjen. Emigrantët nuk po kërkojnë Shqipërinë, ata po kërkojnë një vend të BE-së”, tha Metaliaj në Syri Tv.

About Redaksia

Check Also

Si po vriten pacientët tek spitali Onkologjik, dëshmitë…

Dr. Mondi tha që duhet patjeter të operohet që t’i futen tubat edhe për shkarkimin …