Tempizmi i një mesazhi brutalisht mafioz!

Nga Gent STRAZIMIRI

SPAK, përmes “heronjve e fëmijëve tanë”, ka prodhuar dy lajme sot, me dy kërkesa ndaj Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Paradite, i ka kërkuar:

* të pushojë hetimet e të lirojë nga akuzat për vrasje mafioze dy personazhe të njohur të botës së krimit

Ndërsa pasdite:

* te rikonfirmojë akuzat ndaj dy personaliteteve të njohur të jetës publike, shkencore e mbi të gjitha politike e institucionale të vendit!

Dy profesorëve universitarë: Prof. Dr. Sali Berishës dhe Prof. Dr. Abi Malltezi

Data është përzgjedhur në një tempizëm perfekt, ashtu si dhe “mesazhi”!

Kanë zgjedhur 15 tetorin, datëlindjen e 80 të Sali Berishës, madje shpërndarja e njoftimit në media është bërë pikërisht në orën kur demokratët mblidhen prej 288 ditësh pa ndalim për të shprehur solidaritetin me liderin e tyre.

Cilido që e ka përzgjedhur ditën por më së shumti orën e shpërndarjes së njoftimit, (ishte ekzaktësisht 19.12), pikërisht kur Sali Berisha doli në dritare, duhet ta dijë se mesazhin e morëm…

Cilido qofsh ti, do e marrësh edhe xhevapin!

Nuk do harrohet!

Nuk do harrohet, jo vetëm për faktin se për të disatën herë amniston kriminelët dhe arreston denoncuesit, brenda së njëjtës ditë, pikërisht për ta bërë të qartë se “zararin” mund ta bësh edhe “me shtet”, edhe “me rrugë”, se ligji je ti…

JO!

Nuk do harrohet, mbi të gjitha për faktin se sot paske punuar edhe “jashtë orarit zyrtar”, natën, si gjithmonë kur montohen akuzat e proceset politike!

Do e marrësh megjithë “tips”, siç po e meriton!

Kjo është pak, por e sigurtë!!!

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Sali Berisha është sot në misionin e tij më të rëndësishëm!

Nga Nikola KEDHI Sali Berisha është padyshim figura kryesore politike e tri dekadave të fundit, …