Përmes një statusi në platformën sociale X, Bardhi i kujton Spiropalit se, ‘Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës’.
Duke ironizuar ‘filozofimin’ e Spiropalit mbi togfjalëshin dhe kuptimin e ‘mosbindjes civile’, Bardhi shkruan se ajo nuk do të thotë t’i ulesh në gjunjë gjithashtu krimit të organizuar.
Reagimi
Bardhi i përgjigjet reagimit të Spiropalit: Mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës
Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi:
Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit, se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”!
Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfill ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion!
Por realisht, mosbindja civile nuk është t’i ulesh në gjunjë Pëllumb Gjokës! As krimit të organizuar!