Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur edhe te mbyllja e dosjes së tij nga SPAK dhe dërgimi në GJKKO.
I ftuar në emisionin ‘Quo Vadis’, i pyetur për gjyqtaren Fjorela Davidhi, Berisha tha se nuk ka ndonjë shpresë te drejtësia, teksa theksoi se nuk ka bërë asnjë shkelje.
Intervista
Pyetje: Ç’mendim keni ju për gjyqtaren Flojera Davidhi? Mendoni se do të marrë një vendim të drejtë?
Berisha: Unë mendoj se drejtësia është e kontrolluar plotësisht nga Edi Rama. Nuk kam asnjë lloj iluzioni. Unë mund t’ju them ju se në këtë dosje ka nga ana e administratës shtetërrpe asnjë shkelje ligjore. Nga dhjetëra zyrtyarë që kanë firmosur dokumentat, nga 93 deri në 2009 nuk ka asnjë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar ligjin.