Kanosja e deputetëve të PD, Zhupa: Pamje që s’i gjen në asnjë vend demokratik

Deputetja e PD, Ina Zhupa e ka cilësuar si një pamje aspak të denjë dhe normale për një shtet demokratik, atë se çfarë ndodhi gjatë përplasjes së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë me deputetët e opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë.

Në një lidhje skype  në Syri Tv, Zhupa tha se ajo çfarë ndodhi sot nuk gjendet në asnjë vend demokratik, ndërsa shtoi se përpalsja polici-deputet brenda një institucioni që mbrohet nga Garda e Republikës, është e ndaluar me Kushtetutë dhe ligj.

Zhupa theksoi se është fatkeqësi që opozita është e detyruar të përcjellë imazhe të tilla për vendin, në një kohë kur sipas saj nga séance në seancë shtohen metodat diktatoriale.

Deputetja e PD, shtoi gjithashtu se Policia e Shtetit tejkaloi çdo kufi ligjor, duke shkelur Kushtetutën dhe shpërdoruar detyrën.

Sa kohë që parlamenti nuk i kthehet ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë, tha Zhupa, atëherë sjellja e opozitës do të jetë e njëjtë me atë që ofron mazhoranca në pushtet.

Zgjidhjen për rikthimin në normalitet, ligjvënësja demokrate e sheh te qeveria teknike, si e vetmja garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme të një vendi demokratik.

Deklarata e plotë:

Është një pamje që s’e gjen në asnjë vend demokratik, është pamje e ndaluar me Kushtetutë dhe ligj. Të vetmit brenda Kuvendit janë Garda e Republikës, të cilët duhet vetëm ta ruajnë deputetin dhe jo ta cenojnë. Garda garantoi sot jetën e deputetëve që u kanosën me armë nga Policia e Shtetit.

Detyrohemi të përcjellim të tilla imazhe të vendit tonë, nga seance në seancë shtohen metodat diktatoriale, mosrespektimi i Kushtetutës dhe nëpërkëmbja e mandatit të deputetit. S’na e heq dot e jep mandatin Edi Rama, jemi të përjashtuar nga seance e jo nga ambienti. Tejkalim total i kompetencave dhe shpërdorim detyre që tejkalon kufijtë e normales e nuk shkon për një vend që ka hapur kapitujt për negociatat në BE.

Spiropali e tha me gojën e vet se ata zbatojnë urdhrat më lart, ata marrin e zbatojnë urdhra në mënyrë të verbër duke shkelur ligjin. Vetë Garda po konfrontohej me policinë, duke u thënë se jeni jashtë territorit tuaj, që këtë e mbulojmë ne.

Edhe një polici pa armë s’i lejohet prania brenda Kuvendit apo të kanosë një deputet. Ishte protestë demokratike dhe asnjë deputet s’kishte mjet që mund të cenonte jetën e dikujt.

Situtata s’ka qenë normale që kur mazhoranca nuk zbaton Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Edhe kësaj radhe kemi përballë disa ngjarje që shkelin Kushtetutën, që nga mandat i Xhaçkës në Kushteuese, te burgosja politike e Salianjit, mbajtja në izolim e liderit të opozitës, deri dje pa akuza sot me akuza të stisura. Sjellja jonë do jetë në raport me këtë sjellje që ka vendosur mazhoranca. Ne kërkojmë garanci për zgjedhje dtë lira e të ndershme. Situata zhbllokuese sot është qeveria teknike pa Ramën në krye, në mënyrë që parlamenti t’i kthehet normaliteti dhe jetës parlamentare.

Rama do i provojë të gjitha mënyrat për ta shtypur mosbindjen civile, ne do provojmë të gjitha mjetet demokratike për mosbindje civile. Ka nevojë mos të trembesh, mos terhiqesh, ne jemi të vendosur që betejën ta çojmë deri në fund. S’është betejë për PD, është për votën e lirë, për zgjedhje të ndershme. Sot në seancë, kaluan vendime për anëtarë të KLGJ, KLP se si të shtojnë gjobat…Asnjë ligj s’është për të përmirësuar jetën e qytetarëve, janë ligje që i shërbejnë centralizimit, politizimit dhe oligarkëve në pushtet.

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …