CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Kryeministri grek rrëzon paktin Rama-Meloni për qendrat e refugjatëve

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka hedhur dyshime mbi marrëveshjen Rama-Meloni për qendrat e refugjatëve.

Ai tha se nuk beson se mund të funksionojë, ndërsa shtoi se Greqia aktualisht ka nevojë për emigrantët.

Duke folur për Financial Times, Mitsotakis tha se nuk beson se kjo marrëveshje mund të realizohet sipas këtij formati në nivel evropian.

“Nuk e di nëse mund të përsëritet në nivel evropian,” shtoi ai. “Ne gjithashtu duhet të shohim nëse funksionon vërtet. Këta persona procedohen sipas legjislacionit italian të azilit dhe çfarëdo që t’u ndodhë, në një mënyrë ose në një tjetër do të kthehen në Itali”.

“Nëse do ta bënim këtë në nivel evropian … ku do të shkonin ata?” tha ai.

Mitsotakis tha se blloku ka nevojë të madhe për më shumë punëtorë për të plotësuar fuqinë e tij të vjetër të punës.

“Nëse doni të ndërtoni një gardh të madh, ju duhet gjithashtu një derë e madhe,” tha Mitsotakis. “Kush do të na i mbledhë ullinjtë? Ne jemi një kontinent që po zvogëlohet dhe të gjithë e kuptojmë se për të ruajtur produktivitetin tonë, do të kemi nevojë për punë, të pakualifikuar ose të kualifikuar.”

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama dërgoi kriminelët e RENEA-s për të dhunuar deputetët e opozitës duke u treguar tytat e armëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj dhunimit të deputetëve demokratëve në …