PD padit në SPAK Spiropalin, Hoxhën, Prodën dhe Vocajn

Grupi Parlamentar i PD bën kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocajn.

Sipas drejtuesve të PD, disa punonjës të paidentifikuar policie u futën të armatosur në Kuvend.

Grupi parlamentar i PD thotë se efektivët e policisë kanosën me armë deputetët.

Pamjet tronditëse janë të paprecedenta në historinë politike të vendit.

Deputetët e opozitës u kërcënuan hapur dhe u dhunuan brenda ambienteve të parlamentit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: SPAK nuk e ka dërguar kërkesën për arrestimin e Ballukut sepse është nën kontrollin e plotë të Edi Ramës

Ambrozia Meta, SYRI TV: Edhe një pyetje të fundit. Nga këto zhvillime kemi harruar një …