Pistoleta në drejtim të deputetëve/ Reagon PD: Pamjet hedhin poshtë dizinformimin e shpërndarë nga policia

Zyra për shtyp e PD, ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë që ndodhi gjatë protestës së opozitës ku një nga policët e forcave të ndërhyrjes së shpejtë nxori armën në drejtim të deputetit, Luan Baçi.

PD e ka cilësuar si mashtrim reagimin e policisë së shtetit pasi, tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj.

Reagimi

Policia e Shtetit ka shpërndarë një video ku tenton të mbulojë aktin e rëndë të policit i cili i drejtoi armën dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati. Në një video e cila i është shpërndarë medias nga vetë Policia, tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj.

Kjo hedh poshtë mashtrimin e policisë për të fshehur një tentim vrasje të deputetëve të opozitës.

About Redaksia

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …