Sula: Gati dosja për Ramën, në Strasburg do të tregojmë fytyrën e vërtetë të regjimit!

Deputeti i PD, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në qëndresën qytetar në mbështetje të udhëheqësit të demokratëve, Sali Berisha, e cilësoi një ditë të zezë për regjimin e Ramës, ndaj sjelljes dhe qëndrimit që ka mbajtur kundrejt Grupit Parlamentar të PD dhe protestuesve.

Në ditën e 290 të qëndresës, Sula tha se ajo çfarë ndodhi sot në Kuvend me deputetët e opozitës ishte panorama më e mirë për ndërkombëtarët që të shohin fytyrën e vërtetë të këtij regjimi. Sipas Sulës, askush nuk do të mund ta mposhtë qëndresën opozitare dhe qytetarë në luftën e tyre ndaj një regjimi, që po instalohet çdo ditë.

Sula theksoi se PD ka gati dosjen kundër Ramës, që do t’ia përcjellë Parlamentit Evropian më 23 tetor në Strasburg.

“Pa diskutim sot ka qenë një ditë e zezë për këtë regjim, në sjelljen dhe qëndrimin e tyre ndaj gr upit parlamentar të pd dhe protestuesve. Ndërkombëtarët e panë sot sjelljen e tyre dhe humbjen e logjikës së këtij regjimi. S’do ndalemi në qëndresën tonë, deri në arritjen e qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira deri në fitoren e PD më 2025.

E patë çfarë ndodhi me Hotin sot, s’ka ndodhur kurrë, jam dëshmitar për thyerje tavolinash, bilbila nga opozita e asaj kohe dhe kurrë s’është dënuar më tepër se 10 ditë. Kam qenë vetë dëshmitar që kërkonin t’i dënonin deputetët e opozitës, ndërsa Kryeminsitri Berisha në atë kohë kundërshtonte. Çfarë nuk bënë në 8 vite në opozitë.

U kemi ogfruar gjithçka që t’u garantonim zgjedhjet. Me Ramën në pushtet nxihen raportet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet, kjo është fytyra e vërtetë e regjimit.

Të mos ndalemi si popull, të gjithë bashkë. Rikthimi i Berishës, për popullin shqiptar dhe jo për veten e familjen e tij. S’i jemi lëpirë askujt, edhe pse i kishim mundësitë por e bëjmë për ju e jo të ikim nga Shqipëria. Për një mazhorancë 4 vite janë pak e ndoshta shumë. 12 vite ëshët tmerr, edhe një mandat tjetër për Ramën do të ishte fundi i Shqipërisë.

Pavarësisht gabimeve që kemi bërë, duhet t’i besojmë opozitës për të fituar. Këta s’duan fare opozitë, edhe fizikisht po të kishin fuqi do ta zhduknin. Sepse politikisht s’po lënë asgjë pa bërë. Berisha i arrestuar në shtëpi, Salianji i burgosur i parë politik, s’ka ndodhur kurrë.

Ia vlen të vusha për demokracinë, të sakrifikosh. Nëse do votoni Ramën sërish më 2025, do instalohet regjimi dhe fundi i demokracisë në vend

Në Strasburg për të protestuar, për t’u bërë të ditur ndërkombëtarëve se kush është fytyra e vërtetë e regjimit.  S’janë informuar si duhet ndërkombëtarët, janë përgatitur të gjitha dosjet nga PD për ta prezantuar në Komisionet e Parlamentit Evropian”, tha Sula.

About Redaksia

Check Also

Kush e porositi vrasjen e Vis Martinajt, deklarata e Berishës

Kryetri i PD, Sali Berisha gjatë një interviste në Vizion Plus, hodhi akuza të forta …