Vokshi: Jemi dhunuar fizikisht nga Garda! Kuvendi është kthyer në burg të sigurisë së lartë

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka reaguar pas dhunës së gardës edhe ndaj grave deputete. Vokshi i kërkoi Spiropalit të tregojë se kush e mban peng këtë parlament.

“A i patë skenat? Gratë deputete me urdhër të një gruaje deputete, Elisa Spiropalit, u ndaluan fizikisht nga garda.

Neni 122 e ka fare të qartë që garda merr urdhër vetëm nga kryetari i Kuvendit, pavarësisht se Elisa thoshte se nuk janë urdhrat e mia, dikush tjetër jep urdhra. Atëherë të në thotë Elisa Spiropali, kush e mban peng ketë parlament.

Parlamenti nuk është më i përfaqësuesve të popullit. Parlamenti është dhunuar nga ata që janë bërë palë me krimin e organizuar dhe me bandat.

Shikoni se si i kanë vëne hekurat. Është kthyer në një burg të sigurisë së lartë. Cili parlament i botës mban të tillë hekura…?”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Jo kredive të reja për rindërtimin e stërvonuar, të abuzuar dhe korruptiv të sektit Rama!

Nga Bujar Leskaj Votoj kundër projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të …