Afera me energjinë/ Bardhi publikon deklaratën e vartësit të Ballukut: SPAK ta administrojë si provë

Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me një dalje te sotshme të drejtorit të OSHEE-së, në një nga mediat qeveritare, të cilën e quan një përpjekje për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë me energjinë elektrike.

Këtë dalje të tij, Bardhi shkruan se e ka urdhëruar ministrja Balluku.

“Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra! Ja ku po i jap një provë se si në blerjen e natës së vitit të ri, është blerë jashtë bursës për 8 orë 2000 Mwh energji dhe grabitja vetëm për këto 8 orë rezulton të jetë 88 mijë e 960 euro“, shkruan Bardhi.

Denoncimi i plotë

SPAK të administrojë intervistën e vartësit të Ballukut!

Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike. Ky zotëria që ka folur nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. Ata që kanë heshtin!

Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra!

Ja ku po i jap një provë se si në blerjen e natës së vitit të ri, është blerë jashtë bursës për 8 orë 2000 Mwh energji dhe grabitja vetëm për këto 8 orë rezulton të jetë 88 mijë e 960 euro.

SPAK i ka të gjitha dokumentet dhe operacionet korruptive lidhur me këtë aferë. Janë kapur me presh në dorë si hajdutë ordinerë dhe nuk manipulojnë dot askënd me gënjeshtra.

About Redaksia

Check Also

“Nuk është thirrje, është alarm”! PD fton qytetarët në protestë

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës, duke i ftuar …