Kreu i Këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas veprimeve të policisë për të manipuluar faktin e nxjerrjes së armës nga efektivi ndaj deputetëve të opozitës gjatë protestës së djeshme tek Kuvendi.
Ai kujton në shënimin e tij në facebook manipulimet e tjera të policisë duke u shprehur se është, “një ndyrësi e vërtetë që duhet të marrë fund me çdo mënyrë”.
Postimi
Është i njëjti surrat i policisë sado të ndryshohen ministrat e drejtorët, është surrati qe ka kapur gjithë institucionet.
A nuk ishte kjo polici e Ramës që pasi ekzekutoi Klodjan Rashën tentoi të manipulojë e fallsifikojë prova duke deklaruar se viktima kishte armë. Madje vunë dhe një armë në vendngjarje?
A nuk ishte kjo polici që mashtroi po hapur për djalin qe u vra në Pogradec , Elgi Proga?
Tani po këta mashtrojnë madje marrin e keqpërdorin dhe një gazetar që punon për ta. I japin gazetarit një video qe nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen po është filmuar tjetërkund( dallohet lehtësisht me sy të lirë që nuk është ajo e ngjarjes ), pastaj marrin po të njëjtën video që vetë ja kanë dhënë gazetarit dhe e paraqesin sikur gjoja e kanë marrë nga filmimi i gazetarit. Këtë e paraqesin si “provë”.
Një ndyrësi e vërtetë që duhet të marrë fund me çdo mënyrë.