Berisha: Qytetari shqiptar beson në një drejtësi që duhet të jetë në lartësinë ligjit dhe jo një drejtësi skllave dhe të verbër

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur te sistemi i drejtësisë në Shqipëri i cili ndodhet totalisht nën dirigjimin e kryeministrit Edi Rama, duke krijuar mos dhënien e drejtësisë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Berisha tha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te “Rruga e Shpresës” se, qytetari shqiptar beson në një drejtësi që duhet të jetë në lartësinë ligjit, dhe jo një drejtësi skllave dhe të verbër.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të thellë për qendrimin tuaj të pamposhtur misinare dhe misionarë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar që dëshiron të vendosë me vullnetin e tij të lirë, me votën e tij të lirë për përfaqësuesit e tij, për të ardhmen e tij.

Misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar që meriton një proces ligjor të drejtë në çdo rast kundërshtie dhe padrejtësie, por që në vend të tij ka përballë një sistem në të cilin në variantin më të mirë duhet të presë 14.6 vite për të marrë vendimin e gjykatës dhe duhet të shesë shtëpi dhe katandi për të ndikuar në vendimin që i takon.

Për qytetarin shqiptar që beson në një drejtësi e cila duhet të jetë në lartësinë e moralit të së drejtës dhe ligjit, dhe jo një drejtësi skllave dhe të verbër, bashkëpuëtore në krime. Jo një drejtësi të Dumanëve, të Irena Gjokëve, xhelatëve, ish-xhelatëve të Sigurimit, apo ndrikullave të krimit të cilët si hiena bëjnë pazare pazare ditën e natën me kriminelët, rrjepin qytetarët, shesin dhe tregëtojnë dosjet e tyre, marrin peng individë dhe politikanë për interesa të tyre dhe zbatojnë në verbëri urdhrat e kryehajdutit të vendit, duke e shndërruar sot Shqipërinë në vendin e vetëm në Europë dhe ndër më të paktët në botë në një diktaturë në të cilën tre drejtuesit kryesorë të partive politike opozitare janë në procese politike të arrestuar.

Drejtues të tjerë të PD dhe partive opozitare u burgosën, iu morën mandatet si as në Bjellorusinë e Lukashenkos, si në asnjë vend në Europë, dhe megjithatë mjeranë të zhveshur nga çdo normë morale kalojnë si hiena nga studio në studio për të bërë doktrinën e diktaturës demokratike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Prova e vjedhjes së Ballukut

Gazment BARDHI Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në …