Berisha: Rama autori kryesor i krimeve kundër njerëzimit me të sëmurët e onkologjikut, korba e korrupsionit drejtoria e QSUT

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën si autori kryesor i krimeve kundër njerëzimit me të sëmurët te onkologjiku.

Berisha tha se, autori kryesor i krimeve kundër njerëzimit me të sëmurët e onkologjikut është Edi Rama, korba e korrupsionit, është drejtoria e QSUT.

“Ju jeni heronj të vërtetë, sepse ju me një guxim epik përballeni çdo natë, këtu në ‘Rrugën e Shpresës’ dhe platformën e fjalës së lirë me autorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve, gjenocidit më të egër që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre nga Pashiqi i Tiranës.

Përzënien në 8 vite nga Shqipëria të 34% vetëm në hapësirën e BE të qytetarëve të këtij vendi.

Ju jeni misionarë të vërtetë, sepse qendroni të pamposhtur ndaj mizorisë, ndaj barbarisë, ndaj krimeve kundër njerëzimit që kryen regjimi i Edi Ramës me të sëmurët në spitalet tona.

Ndiqni hetimin e gazetarëve.

Ndokush mund të thotë se ata janë 300, 1000, 5000, nuk janë më shumë. Drama e tyre të dashur miq, është drama jonë, është e madhe për 3 milionë, është e madhe për 5 milionë, është e madhe për 10 milionë, është e madhe për njerëzimin.

Të lësh të sëmurët me sëmundje të rënda pa ilaçet të cilat kanë rëndësi jetike për ta, ta bësh këtë për të vjedhur fondet e tyre, kryen një krim të tmerrshëm kundër atyre, kundër shqiptarëve, kundër mbarë njerëzimit.

Ju jeni dëshmitarë, se si hetimet e gazetarëve kanë treguar se janë tenderuar dy herë paratë që janë dhënë, ndërkohë që një ilaç, një kapsulë nuk ka ardhur për të sëmurët.

Ju jeni dëshmitarë, akoma më e tmerrshme. 41 milionë euro të caktuara, të votuara në parlament për ilaçe.

Nuk u blenë, ilaçet nuk u blenë, të sëmurët mbetën pa ilaçe, kurse korba e kovidit, kjo korbë e pashembullt në historinë e një administrate kalon si shpërblim nga bursa e vdekjes së ministrisë së Shëndetësisë në ministren për Arsimin.

A ka cinizëm më të madh? A ka shkallë ekstreme më të madhe krimi se kjo?

Edi Rama do t’u thoshte mjekëve të Onkologjikut se keni kryer krime kundër njerëzimit.

Une e them këtu publikisht, se autor kryesor i krimeve kundër njerëzimit në raport me këta të sëmurë është Edi Rama, korba e korrupsionit, është drejtoria e QSUT. Janë ata që kanë futur duart e tyre të zeza në ilaçet e të sëmurëve.

Është Edi Rama me lubi Ballukun që ndërtojnë rrugë me 4-12 herë më shtrenjtë, dhe nuk lanë lek për ilaçe, nuk lanë fonde për të sëmurë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Prova e vjedhjes së Ballukut

Gazment BARDHI Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në …