Berisha: Rama dhe lubi Balluku rrugën që ndërtohej me 800 mijë e kaluan me 3.4 mln km! Paratë në kontot e tyre bankare

Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi një tjetër aferë korruptive në lidhje me tenderat e ndërtimit të rrugëve në vend.

Sipas Berishës, Edi Rama dhe Belinda Balluku, rrugën që ndërtohej me 800 mijë e kaluan me 3.4 milionë km. berisha tha se, paratë shkojnë në kontot e tyre bankare.

Berisha: Miq, dje Edi Rama jepte sihariq, se përfundoi rruga Korçë-Ersekë.

Rruga Korçë-Ersekë miqtë e mi përfundoi pas 13 vitesh, dhe dua t’u informoj këtu se, për ndërtimin e 17 kilometrave rrugë u deshën 11 vite. 18 kilometrat e para të rrugës Korçë-Ersekë përfunduan brenda 2 viteve me një kosoto 800 mijë euro kilometri.

Merrini të dhënat, shihini. 800 mijë euro kilometri. Çfarë ndodhi me 17 kilometrat e tjera?

Pra, në qoftë se 18 kilometrat e para u ndërtuan me 15 milionë euro, 17 kilometrat e dyta të rrugës u ndërtuan me 54 milionë euro. U ndërtuan me një çmim 4 herë më të lartë.

Shikoni pra, sa vjedh Edi Rama dhe lubi Balluku.

Rrugën që ndërtohej me 800 mijë e kaluan me 3.4 milionë kilometrin.

Po këto nuk shkojnë për të sëmurët, nuk shkojnë për shkollat, këto shkojnë për vital, për kontot e fryra bankare edhe kanë moral këta të dalin të kërkojnë vota.

Qytetare dhe qytetarë, vezë dhe domate kudo që t’i gjeni. Vezë dhe domate hajdutëve fytyrës kudo që t’i gjeni!

Mos i lejoni të bëjnë xhap në rrugicat e rrugëve tuaja. Këta hajdutë duan t’i damkosni. Vjedhjet e tyre janë fatkeqësia juaj!

Pensioniste e pensionistë, ja pra ku shkojnë paratë dhe juve ju japin thërrime, dhe tallen me ju.

Nuk durohet më! Koha ka ardhur! Në revoltë, në mosbindje civile, në fitore.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Rrëzimi i paktit me Ramën për refugjatët/ KryqëzohetMeloni: Turp! Marrëveshje e paligjshme

Vendimi i Gjykatës së Romës për rikthimin në Itali të 12 emigrantëve nga Bangladeshi dhe …