CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Delegjitimimi i përgjimeve të SKY ECC/ Berisha: Duan të çekuilibrojnë kuorumin e gjykatës para vendimit

I pyetur nga gazetarët në lidhje me atë që po ndodh në Gjykatën Kushtetuese, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se, politika dhe bandat që nuk janë të interesuara për përgiimet e SKY duan të çekuilibrojnë korumin e gjykatës Kushtetuese para marrjes së vendimit.

“Me gjyqtarët brenda Gjykatës Kushtetuese po ndodhin të gjitha format antikushtetuese të presionit ndaj tyre dhe gjithçka synohet të delegjitimojë dokumente legjitime zyrtare që vendet partnere kanë dorëzuar sepse e konsiderojnë si detyrim të ndihmojnë publikun shqiptar për të pasur një mjedis të sigurt, por edhe si detyrim për rrezikun e madh që bandat dhe mafia përfaqëson për vendet e tyre.

Kjo është e sigurt.

Duan të çekuilibrojnë kuorumin e gjykatës përpara një vendimi jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili sigurisht nuk do të pranohet, do të apelohet nga PD.

Por do të shënojë gllabërimin e institucionit kushtetues nga mafia dhe krimi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjykata në Itali rrëzon paktin Rama-Meloni: Emigrantët të kthehen menjëherë në Itali

Gazetarja Alba Kepi nga Roma, shkruan se gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e …