Vendimi i Gjykatës italiane të Emigracionit, Manjani: Vërtetoi se është më lart se GJK e Shqipërisë

Juristi Ylli Manjani ka komentuar vendimin e Gjykatës italiane të Emigracionit për rrëzimin e paktit Rama-Meloni,

Manjani ka krahasuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me atë të Gjykatës italiane të Emigracionit, për të cilën shkruan se është më lart se Kushtetuesja jonë.

“Gjykata e Emigracionit në Romë është ku e ku më lart sesa gjykata jonë më e lartë, kushtetuesja dmth…”,- shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

Ç’a perle kjo puna e emigrantëve të Melonit ore.!!Sollën16, katër i morën mbrapsht që ditën që i sollën. Tani duhet të vijnë e ti marrin edhe ato të 12-të me urdhër të gjykatës së tyre të emigracionit.

Hahahahahahahahahahahahahahahahahaaaaaa.

Perlë mo, perlë! Me anije luftarake e më the e të thashë. Me tam-tame si model i paparë menaxhimi i krizës së refugjatëve. Më shumë roje sesa emigrantë!!!

O sa qesharakë ore!

Hahahahahahahahahahahahaaaaa

Ndërkohë Gjykata e Emigracionit në Romë është ku e ku më lart sesa gjykata jonë më e lartë, kushtetuesja dmth…

S’na pati hije asnjëherë drejtësia, pavarësia e shteti në tërësi me thënë të drejtën.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Deputetët e EPP i informova për krimin zgjedhor dhe rrjetet e drogës

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 …