Deputetja e PD, Ina Zhupa, njëkohësisht edhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Edukimit thotë se me proejktligjin e ri për kërkimin shkencor, vendi ynë nuk bën progress po e kundërta, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e arsimit dhe shkencës.
Gjatë tryzes së diskutimit me me pedagogë të universiteteve të ndryshme, me temë ‘Shkenca (jo) politike’, Zhupa tha se projektligji bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e saj, ndërsa krijon gjithahstu përplasje me ligjin e arsimit dtë lartë dhe Akademinë e Shkencave.
Sipas deputetes së PD, Ina Zhupa, pavarësisht kundërshtimeve të këtij projektligji nga të gjithë aktorët e përfshirë, me një të rënë të lapsit, kontrollohen të gjitha fushat e kërkimit shkencor në vend.
“Politika ka detyrat e veta për të dëgjuar shkencën që të shërbejë më mirë ose e kundërta. Në vend që të diskutojmë se si mund të bëjmë përpara me kërkimin shkencor, kjo dëshmon se por bëjmë regeres.
Janë punuar tre drafte me rektorët dhe në Kuvend s’ka ardhur ai jo i konsultuar me ta. Ky projektligj bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e saj, krijon përplasje me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor dhe me Akademinë e Ahkencave, si dhe me direktivat e BE dhe atyre evropiane për kërkimin shkencor.
Në anjë vend nuk gjen një nismë të tillë. Një priojektligj që i ka të gjithë kundër, edhe pedagogët, rektorët. Me një të rënë të lapsit kontrollohen fushat e kërkimit shkencor, që të vendosen me një urdhër ministri. Ligji aktual e thotë se vendoset nga univertistet, e jo ministritë të vendosin kush do të jenë fushat e kërkimit për pedagogët. Universitetet shndërrohen në gjimnaze dhe pedagogët thjesht do të japin mësime.
Kush kërkon të studiojë dhe të bëjë kërkim shkencor për PPP në ekonomi apo lirinë e medias, me këtë projektligj s’do të fuinancohet. Injoron në mënyrë të plotë komunitetin shkencor që jeton në diaspiorë. Nuk i shikon si parametra që mund të diskutohen. Ne mbeshtesim draftin e sjellë nga Konferenca e Rektorëve. Politika duhet të qëndrojë larg shkencës, që finanacimi i shkencës të rritet dhe të ketë arritje profesionale e kërkuese të pedagogëve. Të krahasohemi me standartet e BE dhe jo të atyre vendeve diktatoriale. As Enver Hoxha e Mehmet Shehu se kanë vënë veten në krye të shkencës siç ka bërë kyreshkencëtari jonë që kërkon të kapë çdo gjë në këtë vend”, tha Zhupa.