Pakti Romë-Tiranë/ Berisha për median italiane: E kam kundërshtuar që në fillim! Rama tani do të thotë se kjo ka të bëjë me Italinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për median italiane “La Presse” në lidhje me paktin mes Italisë dhe Shqipërisë për qendrat e refugjatëve.

Berisha tha se marrëveshja Romë-Tiranë ka probleme serioze ligjore. Sipas tij, Edi Rama është kampion i blofit dhe do të mbrohet duke thënë se kjo nuk ka lidhje me vendin e tij.

“Unë e kam kundërshtuar këtë marrëveshje që në fillim për arsyen kryesore dhe të vetme: problemet e pamohueshme ligjore që lindin në raste të ngjashme, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Vendimi i Gjykatës së Romës është padyshim një problem serioz”, tha kreu i Partisë Demokratike Shqiptare për ‘La Presse’.

“Përsa i përket pasojave të këtij vendimi për Edi Ramën, ky i fundit është aktualisht kampion i blofit në Europë dhe më gjerë. Tani do të mbrohet dhe do të thotë se kjo nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me Italinë”, shtoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …