Pse dhe nga “cilët” mbrohet çifti i mashtruesave të liçensuar Nexhi & Idajet Beqiri?

Nga Adriana KALAJA

Besoj se secili që lexon këto emra, ndjen neveri.
Ndjen edhe trishtim tek shohin sesi ky llum i shoqërisë shqiptare, ftohet në banaqet televizive, sidomos të atyre që paguhen nga para të pista të krimit, por edhe të inceneratorëve që nuk ekzistojnë.
Ironi dhe tallje e madhe ndjen tek ftohen këto gjallesa të flasin për integritetin dhe parimet morale, ndërkohë që me këto vlera, nuk kanë asnjë pikë takimi.
Për të mos folur pastaj, për faktin se ky që është shpallur Non Grata në 12 tetor 2023 për terrorrizëm dhe phesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale, bazuar mbi vendimin penal të shtetit Belg dhe jo vetëm, ftohet nga llumi mediatik të flasë për Non Gratën e Prof. Dr. Sali Berisha, shpalluar i pa bazuar në asnjë provë apo vendim.
Sa herë me sjellin ndonjë lajm nga ky palo burrë dhe ordiner që nuk ka lënë grua “armike të popullit” pa përdhunuar, shkulur dhëmbë e flokë, rrahur e thyer kocka në qelitë e sigurimit të shtetit, e vetmja gjë që më lehtëson është fakti se e ka dash fati që mbiemri t’i përshtatet fiks ashtu siç është.
Dhe këtu e kam fjalën për atë ligjor.
Beqir dmth.
Se me pseudonimin Ido Mane Kuta dhe emrin e rremë Alban Vjosa, do meremi në statuset e rradhës
Ashtu si me vendimet e dënimit dhe shpalljen Non Grata.
Po kështu, edhe me vendimet që ky ka dënuar dhe persekutuar njerëz të pafajshëm në diktaturë.
Sot në fakt, do merem me mashtrimin e madh publik që këta dy mbetje të pariciklueshme të regjimit komunist bëjnë çdo ditë si nëpërmjet mediave, qoftë në ushtrimin e “profesionit” të tyre.
Më kanë ardhur shumë informacione sesi çifti i mashtruesve marin përsipër kundrejt pagesave të larta çështje të ndryshme gjyqësore, dhe në fund të shkallës së parë apo të dyrë, ata jo vetëm nuk kanë përfituar asgjë, por kanë vijuar të paguajnë për procese të cilat ishin të humbura që në nisje për shkak të mos pasjes së objektit të padisë e deri te “shitja” e çështjes palës kundërshtare.
Për të mos folur për mashtrime të rasteve kur pasi përfitonin paratë, as nuk mernin mundimin të nisnin një proçes gjyqësor siç është rasti i qytetarit A. B., i cili përveç se është ankuar te Dhoma e Avokatisë, ka depozituar edhe kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës.
Ashtu si shumica e qytetarëve të cilët janë ndjerë të mashtruar dhe vjedhur me shuma marranendëse.
Nisur nga fakti se kjo kategori e neveritshme dhe e rrezikshme nuk ngopen së bëri keq njerëzve të pamundur apo në nevojë, çifti i mashtruesave, ka përdorur edhe “kartën” tjetër të mashtrimit siç është ajo e prezantimit të Nexhi Beqirit në media dhe në opininon si “avokate”.
Janë me qindra e mijëra klientë të mashtruar nga ky fakt i mashtrimit të “avokates” Nexhi Beqiri dhe bashkëshortit të saj ligjor Idajet Beqiri, por në pamundësi për të lëvizur gjërat e vënë drejtësi, ose kanë heshtur ose e kanë denocuar, pa e çuar deri në fund ndëshkimin e këtij krimi të rëndë.
Kodi Penal e sanksionon si vepër penale publikkmin dhe prezantimin në publik të një titulli që nuk e ke, dhe kjo më shtyri të kërkoj informacion pranë Dhomës Konbëtare të Avokatisë, sipas fotos 1 më poshtë.
Siç rezulton, përgjigja e kësaj dhome sipas fotis 2, konfirmon se shtetësja Beqiri nuk është e paisur me liçensë avokate dhe nuk ka bërë as kërkesë për një gjë të tillë.
Ndërkohë, sipas fotos 3 e në vijim, mashtruesi Beqiri, por edhe në studio të ndryshme, Nexhi Beqiri na prezantohet si “avokate”.
Duke qenë se kjo përbën vepër penale nga njëra anë siç edhe e citova më sipër, por mund të çojë edhe në prishje të vendimeve të ndryshme ku shtetësja Beqiri është futur me tagrin e “avokates”, i bëj thirrje Dhomës Kombëtare të Avokatisë si dhe Organit të Akuzës, marrjen e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme shkaktuar nga kjo shtetase, fillimin e proçedimit penal në ngarkim të çiftit mashtrues Beqiri si dhe çuarjen e tyre para gjykatës.
Këtë thirrje i’a drejtoj edhe të gjithë qytetarëve të mashtruar nga ky çift perversësh apo palëve kundërshtarë me këtë “avokate” të paliçensuar, që të më sjellin fakte e prova, pasi unë e kam dëshmuar se i çoj gjërat deri në fund.
Me këtë rast, t’i thotë dikush çiftit pervers dhe mashtrues se, nuk i mbron as roli i “avokatit” të çështjes së 21 janarit e as i biri i Kristaqit apo vëllait të Olsit të Xibrakës se ka halle plot në këtë kohë……
Vijon…….
Shpërndajeni sa më shumë se media që promovon këtë çift perversish e mashtryesish më kanë shpallur Non Grata.
PS: Ju kam pyetur edhe herë të tjera, por nuk e di pse nuk më ktheni përgjigje se çfarë e ka çifti mashtrues Beqiri Xhelil Gjonin? 😉

About Redaksia

Check Also

A mund të bëhet “Gjoka-Maneku” një Katica Janeva maqedonase?

Nga Basir ÇOLLAKU A mund të kthehet rasti gjyqtares “Gjoka” një model si në Maqedoninë fqinje …