“Shitën Shqipërinë”/ Vasili: Rama dhe anëtarët e GJK të dënohen për tradhti të lartë

Deputeti i PL-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër pasi Gjykata e Romës rrëzoi Paktin Rama-Meloni për sjelljen e refugjatëve të kapur në ujërat ndërkombëtare në Gjadër.

I ftuar në Syri TV, Vasili bëri një deklaratë të fortë, ku tha se Rama, deputetët dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të dënohen për tradhti të lartë pasi sipas tij, shitën Shqipërinë.

“Praktikisht përfundimisht ka marrë vulën që një kryeministër dhe 70 e ca deputet dhe anëtarët të Gjykatës Kushtetuese morën përsipër të shesin Shqipërinë sepse arritën në gjënë më të rëndë që të dhunojnë kushtetutën e vendit.

Shqipëria është në momentin më kritik të saj pasi nuk është më me organe të ndara dhe kushtetuta prevalon mbi gjithçka. Pyetja që shtrohet a është një tradhti  i lartë që i bëhet vendit dhe a duhet që këta persona të mbajnë përgjegjësi për këtë vendin dhe guxim për të shitur vendin.

Sot e ashtuquajtur drejtësi e re a vepron për të ndëshkuar tradhtarët pasi ata që shitën Shqipërinë kanë emra dhe mbiemra”, tha Vasili.

About Redaksia

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …