CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Arrestimi i Metës/ Berisha: Persekutim politik, Rama është përpjekur edhe për eliminimin e tij fizik

Gjatë kohës që po mbante konferencën për mediat, kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar edhe lajmin e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha tha se, ky është një persekutim publik dhe Edi Rama është përjekur edhe për eliminimin e tij fizik.

“Çdo gjë ndaj tij është politike.

Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik.

Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës.

Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese.

Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën.

E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës?

Pra, Edi Rama është një me krimin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …