Arrestimi i Metës, Noka: Akt lufte ndaj opozitës, u trajtua si terrorist!

Akt tjetër lufte, e ka cilësuar Partia Demokratike, arrestimin e Ilir Metës me urdhër të SPAK.

Në mbledhje e Kryesisë së PD, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, tha se Edi Rama dhe SPAK i kanë shpallur opozitës luftë duke arrestuar kreun e PL-së, një nga aleatët kryesorë të PD-së.

Ai tha se Meta u arrestua si të ishte terrorist, ndërkohë që shqiptarët janë dëshmitarë që të gjithë ish-deputetët apo ish-ministrat e Rilindjes, iu çohet njoftim nga SPAK që të paraqiten.

Këto komente, Noka i bëri në fillim të mbledhjes së Kryesisë së PD-së. Ai tha se Ilir Meta u arrestua sikur të ishte një terrorist dhe jo një ish-President i Republikës.

Noka tha se në mbledhjen e Kryesisë do të përcaktohet vijimi i aksionit opozitar, ndërsa theksoi se opozita është në mosbindje civile.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …