Lideri i i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje edhe njëherë tjetër demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve të ndershëm që të dalin në protestën e 29 tetorit për të treguar mosbindjen e tyre të drejtë ndaj një narkoregjimi që burgos liderët e opozitës, me qëllimin e vetëm për të grabitur edhe një mandat tjetër qeverisës.
Berisha: Miqtë e mi!
Sot kryetari i Partisë së Lirisë, nga një grup terroristësh me uniformë, u rrëmbye brutalisht, u zvarrit, u qëllua tek kthehej në detyrë, tek vinte në Tiranë në detyrë, vetëm e vetëm që Edi Rama të shfryente urrejten e tij.
Vetëm e vetëm të realizonte ëndërrën e tij për shkatërrimin e një partie opozitare.
Vetëm e vetëm të mund të mbulonte sadopak varret që kanë hapur deputetë e tij, krimet që ka kryer ai me deputetë e tij.
Vetëm e vetëm që të arkivonte sado pak, ta mbulonte sado pak, Çyrben e tij, këtë kriminel që fshihte dhe mbronte Altin Hajrin, njeriun që copëtoi trupin e një burri dhe që gjeti përgjegjës kopshtarin pa asnjë lidhje.
Miqtë e mi!
Koha sot më shumë se kurrë thërret guximin e çdo shqiptari.
Koha sot më shumë se kurrë trimërinë e çdo shqiptari.
Koha sot më shumë se kurrë na fton në betejë.
Data 29, data e paralizës së plotë të Shqipërisë.
Qytetar dhe qytetare, derdhuni në rrugë, dilni në rrugë.
U tregoni kriminelëve të pushtetit se rrugët janë tuajat, se Shqipëria është e juaja.
Se fati është në duart tuaja.
Ndaj dhe data 29, dita e mosbindjes së madhe civile, dita e vazhdimit të betejës.
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.
Fitore, fitore, fitore!