Berisha: Çyrbja është fytyra e vërtet e Edi Ramës, dëshmon se ata që copëtojnë trupa njerëzish, kanë si strehë pushtetin aktual

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara anëtarëve të kryesisë së partisë është shprehur se Edi Rama ka bërë gjithçka që të shkatërrojë Ilir Metën dhe partinë e tij që themeloi.

Berisha theksoi se kjo që ndodhi sot, ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur nga vet Edi Rama dhe momenti u zgjodh për të mbuluar në një mënyrë, ose në një tjetër zbulimin se numri 2 në listën e Durrësit, Jurgis Çyrbja, i vendosur fill pas të parit në gjini ishte një kriminel i sponsorizuar nga jëra nga dy shtëpitë më të rrezikshme të mafiozëve të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë, Avdylajt.

“Edi Rama ka bërë gjithçka që të shkatërrojë Ilir Metën dhe partinë e tij që themeloi. Ai ka përdorur standartet më të ulëtat morale të individit. Ai ka përdorur makinacionet me bandat vrastare. Ai përdori mercenarët e Skapit me qëllimin e vetëm, të zhdukë Partinë e Lirisë.

Sot, unë u them të gjithë atyre që kanë votuar Ilir Metën nga viti ’92 gjer sot, se kjo që ndodhi sot me Ilir Metën, ndodhi vetëm për shkak të besimit të tyre ndaj tij, ndaj qendrimeve të tij dhe urrejtjes së papërmbajtur të një njeriu, edhe njëherë të standarteve më të ulëta morale, njerëzore në politikën shqiptare, Edi Ramës.

Kjo që ndodhi sot, ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur nga vet Edi Rama. Dhe momenti u zgjodh për të mbuluar në një mënyrë, ose në një tjetër zbulimin se numri 2 në listën e Durrësit, Jurgis Çyrbja, i vendosur fill pas të parit në gjini ishte një kriminel i sponsorizuar nga jëra nga dy shtëpitë më të rrezikshme të mafiozëve të Durrësit dhe të të gjithë Shqipërisë, Avdylajt.

Ishte një kriminel që fshihte, mbronte, strehonte një xhelat, një kasap të vërtet, që ndau në pjesë trupin e Jan Prengës, të rrëmbyer nga banda e Çyrbjes dhe Edi Ramës.

Çyrbja, që është fytyra e vërtet e Edi Ramës, u dëshmon shqiptarëve se ata që vrasin njerëz, ata që copëtojnë trupa njerëz ata kanë si strehë pushtetin aktual.

Por dua të them këtu edhe njëherë, se më shumë se Çyrbja është Taulant Balla. Ështrë ky kriminel që Altin Hajrat që i vendosën Lulzim Kullës tritolin që i vendosën për ta ekzekutuar në mes të ditës në mes të qytetit, vrapoi t’i lironte me Vat Stakën, dhe i liroi.

Njëri është minitër, tjetri është anëtar i KLP-së.

Çyrbja është vërtet fytyra e kësaj partie, por më e zezë se kjo fytyrë është vet Edi Rama, i cili në bisedat e tij me SKY/EÇ, Encrochat dëshmon se është një bashkëpunëtor kryesor me organizatat më të rrezikshme të Europës dhe të botës.

Në këto përmasa është Olsi Rama, një kriminel tjetër, eksponent kryesor i bandës ‘Hakmarrja për drejtësi’, klanit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …