Lideri i opozitës, Sali Berisha ka bërë një përshëndetje të veçantë për kreun e PL-së, Ilir Meta dhe deputetin e PD-së, Ervin Salianji, të cilët janë duke vuajtur dënimet politike të dhëna nga gjykatat e dirigjuara nga Edi Rama.
‘Përshëndes Ilir Metë dhe Ervin Salianji që kalojnë natën si qëndrestarë në qelitë e regjimit mafioz të Edi Ramës’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qëndrestarëve dhe qendrestareve të vërtetë, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.
Një përshëndetje të përzemërtë sot, të gjithë opozitareve dhe opozitarëve të cilët panë skena të urdhëruara nga Edi Rama, që tejkalojnë skenat e çdo diktature tjetër në Europë dhe botë.
Përshëndes të burgosurit politik, ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetin e PD-së, Ervin Salianji që kalojnë natën si qëndrestarë në qelitë e regjimit mafioz të Edi Ramës”, tha Berisha.