Berisha: Prova e përgjithshme e shkëlqyer! Fati i Shqipërisë varet nga vazhdimi i saj! Opozita të udhëheqë me guxim!

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te reagimi i opozitës dhe nisjes së mosbindjes civile pas protestës së fundit.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha u shpreh se prova e përgjithshme e aksionit opozitar ishte e shkëlqyer dhe se fati i Shqipërisë varet nga vazhdimi i saj.

“Të dashur miq, këto zhvillime pavarësisht nga unikaliteti i tyre, nga dramaticiteti i tyre për çdo opozitare dhe opozitar, për çdo demokrate dhe demokrat, për të gjithë ne janë një kushtrim, janë një thirrje për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me këtë organizatë kriminale që kryesohet nga Edi Rama dhe bandat e tij në institucionet shtetërore.

Ne e nisëm këtë betejë, ne nuk prisnim. Edi Rama na shpalli luftë, ne i përgjigjemi. Por kjo betejë kërkon vazhdimin intensiv të saj.

Kjo betejë kërkon udhëheqje nga ana juaj, të demokratteve, demokratëve dhe mbështetësve tanë në një mosbindje civile për të shpëtuar këtë vend.

Para syve, para kamerave, publikut shqiptar dhe të botës ndodhin akte të cilat edhe në diktaturë nuk ishin kaq publike. Qëllimi i tyre kryesor është të frikësojnë qytetarët. Detyra jonë është t’i inkurajojmë, t’u japim zemër, të dalim vet në krye, të japim shembullin tonë.

Të paguajmë çdo çmim, të gatshëm për çdo çmim dhe t’i japim përgjigjen e merituar këtij regjimi.

Të dashur qytetarë dhe dhe qytetare!

Një propagandë toksike e llojit mafioz që tejkalon apo barazon me propagandën më të egër të diktaturës staliniste derdhet çdo ditë mbi ju.

Se cilat janë zgjedhjet me Edi Ramën, mos harroni kurrë skenat te kthesa e Kamzës, të cilat duhet t’i themi, nuk i bën as Putini, as Lukashenko. Nuk i bën njeri në Europë. Të jemi të sinqertë, nuk i bënte diktatura kaq publike.

Pra, këto skena kaq publike janë thirrje për ne, thirrje për guximin tonë, janë thirrje për qytetarët: të ngrihemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile!

Prova e përgjithshme ishte e shkëlqyer. Fati i Shqipërisë varet nga vazhdimi i saj. Opozita duhet të bëjë atë që nuk e ka bërë gjer sot, të udhëheqë me guxim, të udhëheqë me vendosmëri”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …